ARTON GJOKAJ FITUES I ÇMIMIT PRESTIGJOZ BUSINESS ELITE “40 UNDER 40″

Arton Gjokaj është fitues i çmimit prestigjoz Business Elite “40 under 40″. Gjokaj u  përzgjodhë në mesin e 40 biznes liderëve nën moshën 40, më të dalluar në Evropën Juglindore. Ai është pjesë e kompanisë “myWorld”, kompani ndërkombëtare e themeluar në vitin 2003 në Austri, njëkohësisht drejtor gjeneral i „myWorld“ për Shqipëri dhe Kosovë. Business Elite “40 under 40“ është një program çmimesh prestigjioze që identifikon ekzekutivë dhe sipërmarrës të rinj të shquar në biznesin botëror, vizionarë dhe novatorë që ndryshojnë mënyrën se si bëhen gjërat. Ata po frymëzojnë të tjerët dhe po i japin tashmë komuniteteve të tyre dhe vendeve të tyre. Dhe secili prej tyre është nën moshën dyzet vjeçare. Çmimi prestigjoz „40 under 40“ është një nga çmimet më të njohura dhe prestigjioze në botë për liderët e rinj të biznesit dhe pothuajse  është e sigurt që fituesit e këtij çmimi do të krijojnë rekorde të jashtëzakonshme të arritjeve pas çmimit. „Një pllakë në mur nuk do ta ndryshojë botën, ajo vetëm tregon përkushtimin tuaj. Isha vërtet i emocionuar nga mirënjohja, nderimi dhe respekti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Elitës së Biznesit #40under40 në #Instanbul. Unë u jam gjithmonë mirënjohës kolegëve të mi nga myWorld për mbështetjen e përgjithshme. Dhe sigurisht, jam vërtet i bekuar me dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime,“ shkruan Gjokaj në Facebook.

SHARE