GJUKANOVIQ PROPOZOI SHKURTIMIN E MANDATIT TË PARLAMENTIT

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i dërgoi kryetares së Parlamentit Danijela Gjuroviq propozim për shkurtimin e mandatit të mbledhjes së 27-të të Parlamentit të Malit të Zi. Presidenti beson se kjo është zgjidhja më optimale në këtë situatë politike dhe se është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, sepse, siç shton ai, hap mundësinë e organizimit sa më të shkurtër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e cila do të mundësojë zgjedhjen e një Qeverie që do të veprojë me kapacitet të plotë. Gjukanoviq thekson se nuk janë plotësuar kushtet për t’ia besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë liderit të Demos, Miodrag Lekiq. Në sqarimin e tij, Gjukanoviq thotë se në përputhje me Kushtetutën, më 15 dhe 16 shtator të këtij viti ka zhvilluar konsultime për mandatin e përbërjes së Qeverisë me përfaqësuesit e partive parlamentare, përkatësisht koalicioneve të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi. Gjukanoviq kujton se përfaqësuesit e Frontit Demokratik, Malit të Zi Demokrati, Partisë Socialiste Populloredhe Lëvizjes Qytetare URA (URA) nuk iu përgjigjën thirrjes. “Bazuar në nenin 90 paragrafi 4 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe nenin 128 paragrafi 5 të Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi, shfrytëzoj mundësinë kushtetuese dhe parashtroj kërkesë për mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi me Thirrjen e 27-të për seancën e njëmbëdhjetë të jashtëzakonshme në vitin 2022, në të cilën pikë e rendit të ditës do të jetë Propozimi për shkurtimin e mandatit të mbledhjes së 27-të të Kuvendit. Shfrytëzoj rastin të kujtoj se të gjitha partitë parlamentare dhe Kuvendi i Malit të Zi kanë për obligim që sa më parë të zgjedhin anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe në këtë mënyrë të tejkalohet kriza institucionale në sistemin gjyqësor, e cila është në përputhje me përmbushjen e detyrimeve nga kapitujt 23 dhe 24 dhe arritjen e dinamikës së dëshiruar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian”, përfundoi Gjukanoviq.

SHARE