Sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës qeveritare nuk ndalen, por disa shërbime janë rikthyer. Prioritet është mundësimi i prokurimit publik, të cilin autoritetet do ta shpallin deri në fund të javës. “Padyshim që nuk mund të marrim frymë lehtl. Ajo që është optimiste është se kemi arritur të shkojmë përtej dhe të arrijmë shkallën e rehabilitimit dhe të rivendosim disa shërbime”, tha Dushan Polloviq nga Ministria e Administratës Publike. Më pak se një muaj pas sulmit më të madh kibernetik që goditi ndonjëherë Malin e Zi, gjërat ngadalë po kthehen në normalitet, por rreziku ende ekziston. “Që në mbrëmjen e së premtes kemi rikthyer portalin gov.me, këto janë rezultatet e para që kemi arritur. Nga e premtja deri të shtunën kemi pasur trafik të shtuar në atë portal, që është dhjetë herë më i lartë se trafiku normal dhe kemi identifikuar sulme, kjo situatë do të zgjasë”, tha Polloviq. “Gjatë kësaj jave shpresojmë të rikthejmë portalin për çështje publike, i cili është i një rëndësie të rëndësishme për qytetarët dhe autoritetet tjera”, tha Polloviq. Tenderët shtetërorë janë ndërprerë, duke penguar kështu punën e institucioneve të caktuara. Megjithatë nga Ministria e Financave thonë se ende nuk mund të flitet për humbje monetare. “Në këtë moment sa i përket procedurave nuk mund të perceptojmë se sa është humbje financiare, sepse nuk mund të ketë humbje të tilla në kuptimin financiar, mund të ketë një vonesë në sigurimin e një artikulli të caktuar të prokurimit. Ne besojmë se autoritetet kontraktuese kanë planifikuar që në fillim prokurimet publike në mënyrë që periudha kohore ndërmjet kontratave që janë në proces dhe atyre që skadojnë të mos jetë e gjatë”, tha Jellena Jovetiq nga Ministria e Financave.