DARMANOVIQ NË BANJA LLUKË: ZGJERIMI I BE-së DHE BASHKËPUNIMI RAJONAL JANË VENDIMTARE PËR EVROPËN JUGLINDORE

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq mori pjesë sot në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt në Banja Llukë.

Darmanoviq tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi rajonal janë vendimtare për të ardhmen e Evropës Juglindore,kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të MZ. “Gjatë viteve të fundit jemi dëshmitarë të hapave të rëndësishëm dhe lidhjes më të mirë të të rajonit përmes projekteve të përbashkëta të infrastrukturës, duke rritur shkallën e shkëmbimit kulturor, bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, çështjet e brendshme, arsimin, shkencën, mediet, shoqërinë civile, e cila përveç rritjes ekonomike na ndihmon në çrrënjosjen e korrupsionit dhe forcimin e demokracisë, stabilitetit dhe sundimit të ligjit”, tha Darmanoviq.

Siç thuhet në kumtesë gjatë prezantimit, Darmanoviq tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi rajonal janë vendimtare për të ardhmen e Evropës Juglindore dhe në këtë linjë, ai vlerësoi se për stabilitetin, paqen, dialogun dhe ndërlidhjen më të mirë, është e nevojshme të tregohet se rajoni është unik dhe se ushqen të njëjtat vlera duke shikuar në të njëjtin drejtim.

 

SHARE