URAGANI FIONA SHKATËRRON ISHULLIN E PORTO RIKOS

Stuhia i është drejtuar Republikes Domenikane, dëmet janë të konsiderueshme dhe qindra njerëz janë evakuuar. Shirat e dendur dhe erërat e fuqishme për shkak të uraganit Fiona sollën dëme të konsiderueshme në Porto Riko. Një pjesë e madhe e ishullit mbeti pa energji elektrike ndërsa përmbytjet e fuqishme shkatërruan qindra shtëpi dhe shkaktuan rrëshqitje dheu në shumë zona . Uragani Fiona më pas iu drejtua Republikës Domenikane. Fiona u shoqërua me erëra të fuqishme deri në 140 kilomentra në orë dhe si fillim goditi bregun jugperëndimor të Porto Rikos. Agjencitë e ndihmës në Republikën Domenikane filluan evakuimin e banorëve nga zonat me rrezik të lartë në lindje të vendit. Presidenti Luis Abinader, udhëheqësi Domenikane, shtyu një udhëtim në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa fillimi i vitit shkollor domenikane u shty për të mërkurën. Zyrtarët kanë bërë të ditur se për shkak të shkatërrimit të shtyllave të tensionit rilidhja e energjisë do të kërkonte disa ditë. Rrugët u mbyllën dhe një urë në Utuado, një qytet në qendër të ishullit, ishte përmbytur pasi lumi doli nga shtrati. Portet e Porto Rikos janë mbyllur dhe fluturimet jashtë aeroportit kryesor janë anulluar. Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e baltës përfshinë edhe Ishujt Turks dhe Kaikos në veriperëndim të Republikës Domenikane. Autoritetet kanë hapur më shumë se 100 strehimore dhe kanë mbyllur plazhet dhe banorëve u është kërkuar të pranojnë evakuimin. Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente për Porto Rikon që autorizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të koordinojë ndihmën ndaj fatkeqësive dhe të sigurojë masa mbrojtëse emergjente. Porto Riko u godit nga Uragani Maria në Shtator 2017 që shkaktoi ndërprerjen më të madhe në historinë e SHBA të energjisë elektrike , ku gati 1.5 milionë banorë mbetën pa rrymë.

SHARE