NJË SËRË MASASH PËR KURSIMIN E ENERGJISË JANË GATI, QEVERIA DUHET TA MIRATOJË SA MË PARË

Këshilli Qeveritar për Monitorimin e Sigurisë së Furnizimit me Energji ka përgatitur një sërë masash për kursimin e energjisë, të cilat vlejnë për qytetarët, administratën shtetërore dhe vendore, kompanitë publike, si dhe konsumatorët e tjerë të mëdhenj të energjisë elektrike. Masat duhet të miratohen nga Qeveria. “Grupi i përgatitjeve është verifikuar sot në mëngjes nga Këshilli dhe presim që së shpejti të jetë në seancën e Qeverisë, madje kërkuam seancë elektronike për të ndikuar sa më shpejt në sensibilizimin e qytetarëve. Ky është hapi i parë, ndërsa Këshilli do të kërkojë edhe zgjidhje të tjera, për bazën ligjore për vendosjen e tarifave të ndryshme për konsumatorët e mëdhenj dhe për të ndikuar në uljen e konsumit”, tha Admir Shahmanoviq nga Ministria e Investimeve Kapitale.

SHARE