QEVERIA E MALIT TË ZI MIRATON REBALANCIN E BUXHETIT

Qeveria sot ka miratuar Propozimin për ndryshimin e Ligjit për Buxhetin për këtë vit si dhe propozim-amandamentet e Vendimit për Huamarrjen e Malit të Zi. Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Buxhetin për këtë vit janë planifikuar shpenzime në vlerë prej 2,69 miliardë euro dhe në krahasim me ligjin fillestar janë 191,33 milionë euro ose 7,7 për qind më të larta, para së gjithash për shkak të gjenerimit të shpenzimeve shtesë, si dhe korrigjimet e pritshmërive kur bëhet fjalë për të ardhurat buxhetore. Siç u bë e ditur në seancë, shpenzimet koherente buxhetore janë rritur me 52,6 milionë në 1,07 miliardë, buxheti i fondit të shtetit me 97,96 milionë në 932,91 milionë, transaksionet e financimit me 25 milionë në 353,97 milionë, rezervat me 18,2 milionë në 85,69 milionë euro, ndërsa buxheti kapital është reduktuar me 2.5 milionë në 239.97 milionë euro. Të hyrat buxhetore të këtij viti parashikohen në 1,93 miliardë euro ose 36 për qind e prodhimit të brendshëm bruto (PBB), që është 3,7 milionë ose 0,2 për qind më pak se sa ishte planifikuar fillimisht. Shpenzimet shtesë i referohen kryesisht mjeteve të munguara të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore 38,6 milionë, pastaj 36 milionë për nevojat e Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor (PIO), si dhe mjeteve të munguara për paga 28,5 milionë. Po ashtu, është miratuar edhe ndryshimi i Vendimit për Huamarrje, që në vend të 560 milionë eurove të munguara në buxhetin aktual, tani planifikohen 756 milionë euro. Në vend të borxhit të paraparë fillimisht deri në 70 milionë euro, propozohet që ky borxh të jetë deri në 350 milionë euro. Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, bëri të ditur se lidhur me këto akte do t’i dërgojë kërkesë Kuvendit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 28 shtator.

SHARE