MANDIQ: PA MARRËVESHJE TË MAZHORANCËS SË VJETËR, DO TË INICOJMË NJË TAKIM TJETËR

Mazhoranca e vjetër parlamentare nuk ka arritur marrëveshje për kryeministrin në mbledhjen e mbremshme, ka thënë një nga liderët e Frontit Demokratik (FD), Andrija Mandiq, duke shtuar se FD do të inicojë një takim tjetër në nivel të liderëve partiakë. Pas takimit të fituesve të zgjedhjeve të vitit 2020, Mandiq u tha gazetarëve në Kuvend se presidenti Millo Gjukanoviq caktoi konsultime për mandatin e ri të enjten. Mandiq theksoi se në fund të takimit, nga FD kanë konstatuar se të gjitha mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje të gjerë në këtë takim janë ezauruar. Ai tha se në mbledhjen e djeshme, ku temë dominuese ishte përzgjedhja e kandidatëve, kanë pasur dy propozime për kryeministër. “FD më propozoi për postin e kryeministrit në qeverinë e ardhshme dhe kolegët e mi nga koalicioni e „E zeza mbi të bardhë“ propozuan Dritan Abazoviqin”, tha Mandiq. Ai përkujtoi se Demokratët nuk kanë pranuar të propozojnë askënd dhe sot kanë vendosur për kandidatët që janë propozuar.

SHARE