KUVENDI EMËRON KKZ PËR ZETËN MË 22 SHTATOR

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të emërohet Komisioni Komunal i Zgjedhjeve Zeta, është caktuar për më 22 shtator, njoftoi Kuvendi. Bordi administrativ propozoi që Nella Angjushiq të zgjidhet kryetare e KKZ-së, ndërsa Tiana Trifunoviq si sekretare. Për anëtarë të KKZ-së janë propozuar Nada Uliqeviq, Velko Kostiq, Marina Stanoviq dhe Pavle Cavniq. Sipas vendimit të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, zgjedhjet në komunën e sapoformuar të Zetës do të mbahen më 23 tetor. Parlamenti i Malit të Zi vendosi më 16 gusht që Zeta të jetë një komunë e re në Mal të Zi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Zetë të drejtë vote kanë rreth 12.5 mijë qytetarë.

SHARE