Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj prezantuan këtë enjte paketën antikrizë.
Paketa e plotë përmbanë:
-Paketa e re e Rezistencës Sociale për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor
-Rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë
-Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët
-Rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve
-Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH-në e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe garanton mbrojtjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.
-Abonentët që harxhojnë mbi 800 KW/orë do ta paguajnë çmimin e energjisë me çmimin e tregut.