TË HËNËN SEANCA E DYTË E GRUPIT TË PUNËS TË PROJEKTLIGJIT PËR KUVENDIN

Të hënën do të mbahet seanca e dytë e Grupit të punës për hartimin e Projektligjit për Kuvendin e Malit të Zi, njoftoi Kuvendi. Në seancën e parë është rënë dakord që Projektligji për Kuvendin të përfundojë deri më 15 tetor. Atëherë është analizuar metodologjia e hartimit të Projektligjit, është përcaktuar rendi i ditës dhe afati i përfundimit të punës. Grupi i punës u formua më 25 korrik, kur parlamenti njoftoi se kishte ardhur koha për miratimin e aktit për Kuvendin, si një dokument ombrellë që do të mundësonte funksionimin normal dhe profesional të atij institucioni. “Me miratimin e këtij akti, Kuvendi i Malit të Zi, për herë të parë që nga themelimi i tij në vitin 1905, do të ketë një rregullim ligjor që në rangun e ligjit do të përcaktojë veprimtarinë, funksionet dhe kompetencat e tij”, thuhet në njoftim. Koordinatore e grupit punues është Millosava Paunoviq, ndërsa anëtarë janë Suzana Pribilloviq, Predrag Bullatoviq, Momo Koprivica, Branka Boshnjak, Bozhena Jellushiq, Sulo Mustafiq, Boris Mugosha, Draginja Stankoviq Vuksanoviq dhe Genci Nimanbegu.

SHARE