GJUROVIQ CAKTOI SEANCËN E KUVENDIT PËR MË 20 SHTATOR

Më 20 shtator është caktuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën në rend dite do të jetë propozimi për zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e avokatëve të dalluar. Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq e caktoi seancën me kërkesë të 39 deputetëve. Seanca do të fillojë në orën 16:00.

SHARE