DUKAJ: KOPSHTI NË TUZ DO TË EMËROHET “NËNË TEREZA”

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj njoftoi se kopshti në Tuz do të quhet “Nënë Tereza”. „Sot, në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke uruar këtë datë të veçantë për mbarë njerëzimin, dëshiroj të njoftoj opinionin që Ministri i Arsimit, z. Vojinoviq, me nismën e Komunës së Tuzit, mori vendimin për pavarësimin e kopshtit në Tuz. Po ashtu ministri ka aprovuar idenë time që kopshti në Tuz të emërohet “Nenë Tereza”. Falënderime për ministrin Vojinoviq, kryetarin Nik Gjeloshaj dhe Qeverinë e Malit të Zi, Dritan Abazoviq,“ thekson Dukaj.

SHARE