LIBRARIA ULQINI: DHURIMI I RRETH 200 LIBRAVE NGA ORGANIZATA TURISTIKE

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij të martën dorëzuan një donacion të vlefshëm prej rreth 200 titujsh “Librarisë Ulqini”. “Në këtë mënyrë dëshirojmë të kontribuojmë në punën e këtij institucioni dhe të inkurajojmë qytetarët tanë që të lexojnë më shumë edhe në këtë epokë të internetit”, tha ai. Ai shtoi se kishte kënaqësinë të ndihmonte institucionet kulturore në çfarëdo pozicioni që ishte, duke theksuar se suksesi më i madh ishte dhurimi i 15 mijë librave Bibliotekës së Qytetit. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, falënderoi organizatën turistike dhe Hajdinagën për këtë donacion. Ai tha se të gjithë duhet të ndihmojnë në ruajtjen e identitetit të shqiptarëve dhe promovimin e krijimtarisë së tyre artistike dhe kulturore.

SHARE