FD DO TË DONTE VENDIN E KRYEMINISTRIT, GATI PËR TË RESPEKTUAR DETYRIMET NDËRKOMBËTARE

Kryetari i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, tha se është e nevojshme të formohet një qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhjet. Edhe në FD besojnë se u takon posti i kryeministrit, por janë gati të diskutojnë gjithçka të premten në mbledhjen para seancës së Kuvendit. Mandiq ftoi kryetarët e partive të ish shumicës parlamentare që të takohen në Kuvend më 2 shtator, menjëherë para seancës, për t’iu përgjigjur, siç tha ai, aspiratave dhe dëshirave të popullit dhe për të arritur një marrëveshje konkrete për formimin e Qeverisë. Ai thotë se është i nevojshëm formimi i një qeverie teknike që do t’i përmbushte një pjesë të premtimeve që, siç thotë ai, u janë bërë qytetarëve para zgjedhjeve dy vite më parë. “Pas dy eksperimenteve, ka ardhur momenti që të flasim pa u kthyer mbrapa dhe të gjejmë një zgjidhje për të kënaqur të gjithë qytetarët e Malit të Zi”, tha Mandiq. Ai tha se FD është e gatshme të marrë përgjegjësinë për Malin e Zi. “FD është e gatshme të respektojë të gjitha angazhimet, të brendshme dhe ndërkombëtare,” tha Mandiq.

SHARE