SOT SHPËRNDARJA E ÇELËSAVE PËR 74 MËSIMDHËNËS NË BUDVA

Kryeminstri i Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se sot do të jepen çelësat e banesave për 74 mësimdhënës në Budva. Punonjësit e arsimit nga Budva në fillim të gushtit dolën në grevë para ndërtesës së Komunës së Budvës për shkak të mos zgjidhjes së çështjes së tyre të banimit. Në Facebook, Abazoviq falënderoi të gjithë ata që ndihmuan procesin, si dhe mësimdhënësit për luftën e tyre këmbëngulëse për të drejtat e tyre. Ai tha se Qeveria e Malit të Zi është këtu për të zgjidhur problemet dhe gjithmonë qëndron pranë qytetarëve. “Përveç profesorëve, falënderoj për bashkëpunimin, ndër të tjera, edhe ministrat Miomir Vojinoviq, Aleksandar Damjanoviq, Sekretaren e Shtetit Milijana Vukotiq Jellushiq, si dhe kryetarin e Komunës së Budvës, Millo Bozhoviq”, tha Abazoviq.

SHARE