Meteorologu Branko Micev ka bërë të ditur se nga e hëna, më 5 shtator, në Mal të Zi do të jetë shumë ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me temperatura maksimale rreth 37 gradë. Ai po ashtu tha se në dy ditët e ardhshme do të ketë mot me diell, por pasdite do të ketë reshje lokale shiu afatshkurtër me bubullimë. Micev në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi” në TVMZ tha se dje në Podgoricë kanë rënë gjashtë litra shi për metër katror, gjë që ka ndikuar në një rritje të lehtë të nivelit të ujit të Moraçës dhe është inkurajuese për gjendjen e sistemit hidrologjik. Më së shumti shi ra në Rozhajë – 34 litra për metër katror. Micev tha se fillimi i shtatorit mund të jetë i ngrohtë, me temperatura shumë mbi normën klimatike dhe kujtoi vitin 2020, kur nga data 7 deri më 17 shtator ishte vazhdimisht mbi 34 gradë.