DUKAJ: NGA MBRËMË, MALI I ZI CAK I SULMEVE TË ORGANIZUARA KIBERNETIKE

Mali i Zi që nga mbrëmë vonë është cak i një serie të re të sulmeve kibernetike të organizuara në infrastrukturën qeveritare të IT-së, ka bërë të ditur ministri i Administratës Publike në mandatin teknik të Qeverisë Marash Dukaj. Sipas tij, objektiv primar është struktura e organeve shtetërore. Dukaj thekson se ekspertët e departamentit, të kryesuar nga ai, morën masa mbrojtëse në kohë. “Ndonëse disa shërbime aktualisht janë të çaktivizuara përkohësisht për arsye sigurie, siguria e llogarive të qytetarëve dhe subjekteve afariste dhe të dhënave të tyre nuk kërcënohen në asnjë mënyrë. Mali i Zi ka informuar aleatët e tij për detajet e sulmit, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të vitit 2015 dhe 2016”, ka shkruar Dukaj në Twitter.

SHARE