I dërguari i mbrojtjes së Norvegjisë Tor Anderson tha se Norvegjia do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen aleat i besueshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi.
Nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, kumtuan se Anderson u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Politikën e Mbrojtjes së MZ, Ivica Ivanoviq, me rastin e përfundimit të mandatit në Mal të Zi.
Anderson, siç është njoftuar nga ky departament qeveritar, falënderoi Malin e Zi, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe theksoi se ishte i kënaqur me përparimet që i ka bërë Mali i Zi, gjatë mandatit të tij.
“Norvegjia do të vazhdojë të jetë aleat i besueshëm Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi dhe Ushtrisë së Malit të Zi, jam i bindur se një bashkëpunim po aq i mirë do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen gjatë mandatit të pasuesve të mi”, deklaroi Anderson.
Nga kjo Ministri kumtuan se Ivanoviq e falënderoi Anderson për kontributin e tij personal në përmirësimin e bashkëpunimit bilateral midis Malit të Zi dhe Norvegjisë në fushën e mbrojtjes.
“Jam i bindur se Mali i Zi dhe Norvegjia do të vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie, cilësore dhe thelbësore në fushën e mbrojtjes”, deklaroi Ivanoviq.