ZGJEDHJET NË KOMUNËN E ZETËS MË 23 TETOR

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka marrë sot një vendim të ri për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Podgoricë dhe Zetë për më 23 tetor. Këshilltari i Presidentit për Sistemin Kushtetues dhe Çështjet Juridike, Boris Bastijançiq, deklaroi se Gjukanoviq më parë ka shpallur Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi dhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Kryeqytetin dhe se kanë hyrë në fuqi të hënën me botim në Fletoren Zyrtare të Malit të Zi. Bastijaçiq tha se Gjukanoviq, duke pasur parasysh Vendimin për zgjedhjen e këshilltarëve nga 2 gushti i këtij viti dhe duke vepruar me kohë, të martën ka miratuar Vendimin për anulimin e pjesshëm të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë, ekskluzivisht në pajtim me prerogativat e tij kushtetuese të vendosura, duke ndjekur vazhdimisht aktet ligjore përkatëse dhe duke vlerësuar në mënyrë të vlefshme afatet e përcaktuara saktësisht të legjislacionit zgjedhor të Malit të Zi.

SHARE