MALI I ZI SË BASHKU ME UKRAINËN, LUFTA NUK MUND TË LEJOHET NË SHEKULLIN E 21

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, tha se Mali i Zi qëndron pranë popullit ukrainas dhe kujtoi se ruajtja e rendit ndërkombëtar, bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare, duhet të jetë baza e marrëdhënieve moderne ndërkombëtare. Abazoviq dënoi pushtimin e Rusisë, duke vlerësuar se lufta nuk mund të lejohet në shekullin 21 si vazhdimësi e politikës me mjete të tjera. Mali i Zi është me Ukrainën dhe popullin trim ukrainas në mbrojtje të lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit dhe pavarësisë, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Gjukanoviq përmes një postimi në Twitter ka uruar presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski dhe popullin e Ukrainës për Ditën e Pavarësisë. Ministria e Punëve të Jashtme ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë. “Ne i japim nderim popullit krenar ukrainas që me guxim mbrojti lirinë e tij, por edhe tonën. Me admirim të thellë për guximin e tyre, ne qëndrojmë me vendosmëri pranë Ukrainës”, thuhet në llogarinë e MPJ-së në Twitter.

SHARE