BORRELL: SHUMICA E VENDEVE PAJTOHEN ME DRAFTIN E BE-së PËR MARRËVESHJEN BËRTHAMORE

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shumica e vendeve që janë pjesë e diskutimeve me Iranin për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 janë dakord me propozimin e fundit të bllokut, ndërsa të gjitha palët po presin përgjigjen e Uashingtonit, pasi Teherani dha opinionin e tij për draftin final. “Shumica e tyre [vendeve] pajtohen, por unë ende nuk e kam përgjigjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët i kuptoj se duhet ta diskutojnë atë, dhe ne presim që gjatë kësaj jave të marrim një përgjigje”, tha Borrell. BE-ja tha më 9 gusht se e drafti prej 25 faqesh u është dorëzuar kryeqyteteve të përfshira në proces dhe se teksti është përfundimtar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar akuzat e Iranit iraniane për “zvarritjen” e negociatave që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, duke thënë se Uashingtoni po punon sa më shpejt që është e mundur për të kthyer përgjigje të përshtatshme ndaj komenteve të Teheranit, në drafin final të marrëveshjes të paraqitur nga Bashkimi Evropian.

SHARE