ABAZOVIQ: NUK KAM ASGJË KUNDËR KRIJIMIT TË NJË MAZHORANCE TË RE

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se nuk ka asgjë kundër formimit të shumicës së re parlamentare dhe se në lidhje me nismën për mosbesimin e qeverisë së tij, do të respektojë çdo vendim legjitim të parlamentit të Malit të Zi. Ai përsëriti se është i qetë në pritje të seancës së 19 gushtit, kur është caktuar votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi. “Nëse dikush ka menduar se ne do të zbatojmë politikat e të tjerëve, për hir të interesave të të tjerëve, kanë gabuar”, tha Abazoviq, duke theksuar se çështja më e rëndësishme në botë për dikë është Marrëveshja Themelore, komuna e Zetës, mbrojtja e kodrës së Goricës… Ai thotë se Qeveria e Malit të Zi udhëheq një politikë autonome: “Të gjithë kanë prioritetet e tyre, nëse duhet të konstituohet një shumicë e re në Parlamentin e Malit të Zi, nuk kam asgjë kundër”, tha Abazoviq. Nëse mocioni i mosbesimit për kabinetin e tij nuk kalon, siç tha ai, të nesërmen mund të shohim se çfarë do të bëjmë më pas: “Nëse kalon, ne tërhiqemi nga procesi”. Abazoviq tha se Mali i Zi ka sfida të mëdha për të përballuar, veçanërisht në vjeshtë. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë më 19 gusht, ndoshta do të shfaqet një iniciativë tjetër. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të, nëse asgjë nuk ndodh më 19 gusht. Sa më përket mua, jam plotësisht i relaksuar. Mendoj se kemi bërë shumë në në 100 ditë të para të qeverisjes. Vendi duhet të ecë më tej drejt stabilitetit”, tha Abazoviq.

SHARE