VOJINOVIQ: VITI SHKOLLOR DUHET TË FILLOJË MË 5 SHTATOR

Sipas ministrit të Arsimit Miomir Vojinoviq, është e arsyeshme dhe racionale që viti i ri shkollor në Mal të Zi të fillojë më 5 shtator, ditën e parë të punës të javës. “Besoj se ato pak ditë shtesë do të kontribuojnë në një përgatitje më të mirë për detyrimet e reja shkollore, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, në zgjatjen e pushimeve, pra vazhdimin e sezonit të suksesshëm turistik në vendin tonë,“ ka thënë Vojinoviq në një deklaratë. Të rikujtojmë se, kalendari shkollor parashikon që mësimi në shkollat e Malit të Zi fillon të enjten, më 1 shtator.

SHARE