OBSH I DHUROI ISHP-së TESTE PËR ZBULIMIN E LISË SË MAJMUNËVE, NUK KA RASTE TË REJA

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i dhuroi Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP) teste për zbulimin e lisë së majmunëve. Drejtori i ISHP-së, Igor Galiq, tha se donacioni i OBSH-së është i rëndësishëm për të gjithë sistemin shëndetësor në një kohë kur Mali i Zi po përballet me sfidat e shtypjes dhe parandalimit të epidemisë së lisë së majmunëve. Në deklaratë, ISHP theksoi se pacienti, i cili ishte rasti i parë i regjistruar nga lija e majmunëve në Mal të Zi, u largua nga izolimi pas 20 ditësh. Ata thanë se pacienti është në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, duke shtuar se nuk janë regjistruar raste të reja të dyshuara të lisë së majmunit.

SHARE