“ÇMIMI I ENERGJISË TË DYFISHOHET” / ISH MINISTRI ENERGJISË: DUHET PLAN I PËRBASHKËT

Furnizuesi i energjisë në Kosovë KESCO kërkon dyfishimin e tarifave të energjisë për shkak të mos marrjes së subvencioneve nga qeveria dhe rritjes së çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare. Kërkesa po kundërshtohet dhe një ndër më të zëshmit është ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku i cili thotë se dyfishimi i tarifave nuk është zgjidhje e krizës energjetike. Qeveria duhet të marrë masa për vetëdijesimin e qytetarëve në përdorimin e efecient të energjisë elektrike thotë ai duke argumentuar edhe pse Kosova duhet të ketë një plan të përbashkët energjetik me Shqipërinë. “Shqipëria mund të na ndihmojë, por nuk mund të në bëjë zgjidhje, edhe ata janë në hallë, blejnë energji me kosto të shtrenjtë. Shpenzuan mbi 200 milionë euro vitin e kaluar për blerjen e energjisë. Shqipëria varet kryesisht nga energjia me hidro, dhe ky vit është shumë i thatë. Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën kohë pas kohe siç ishte rasti i ditës së djeshme dhe sot, ku Shqipëria dha një sasi të energjisë elektrike. Por ajo që po e ritheksoj, duhet që autoritetet e Kosovës me Shqipërinë të ndërtojnë një planë të zhvillimit të sektorit të energjisë sikur vendet e BE-së për investime të përbashkëta. Pra, edhe ne me Shqipërinë mund të bëjmë investime të përbashkëta”, tha Ethem Çeku, ish-ministër i energjisë, Kosovë. Dhe pas ndihmës që dha Shqipëria kufizimet vazhduan të martën në disa zona në Kosovë bën me dije Kosovapress. Në Kosovë konsumatorët paguajnë dy lloj tarifash të ndara në blloqe nën dhe mbi 800 kw/h. Propozimi i KESCO-s do të bëjë që me tarifat e reja çmimet të ngrihen në 5.43 centë për kw/h si tarifë të ulët dhe 12.78 centë për kw/h për tarifën e lartë.

SHARE