ORËT MËSIMORE ME SHUMË TË NGJARË DO TË JENË 45 MINUTA

Viti shkollor me shumë mundësi do të fillojë me orë 45-minutëshe, thotë kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq. “Kështu siç janë tani, viti shkollor do të fillojë me orë 45-minutëshe. Kjo është ajo që kemi pritur për dy vjet e më shumë, për shkak të virusit korona”, tha Bozhoviq, në programin e mëngjesit të TVMZ. Ai pret që nuk do të ketë asnjë problem për t’u përshtatur pas një periudhe më të gjatë me orë 30-minutëshe.  Megjithatë, ai thotë se gjithçka varet nga vlerësimet e Institutit për Shëndet Publik. Ai po ashtu përkujtoi se librat shkollorë po shpërndahen nëpër shkollat ​​fillore dhe se nxënësit do të marrin libra falas.

SHARE