PAGESË E SIGURT E PAGAVE, PENSIONEVE DHE PËRFITIMEVE SOCIALE

Qytetarët e Malit të Zi mund të rrinë pa merak, sepse pagesa e pagave, pensioneve dhe përfitimeve sociale është e sigurt, e posaçërisht është me rëndësi që shteti do ta mbajë barrën e krizës pa barrë shtesë tatimore, tha ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq. Në një intervistë për Politica, ai tha se Ministria e Financave do të sigurojë financa publike të qëndrueshme, përkundër të gjitha sfidave brenda vendit dhe të gjitha vështirësive nga jashtë që janë pasojë e luftës në Ukrainë. “Detyrimi i qeverisë është që të mbrojë qytetarët nga goditjet inflacioniste në masën më të madhe të mundshme, përmes menaxhimit të përgjegjshëm dhe masave që zbatohen, përmirësohen dhe shtohen në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë dhe mundësive të thesarit të shtetit”, tha Damjanoviq.

SHARE