BLINKEN: STËRVITJET USHTARAKE TË KINËS “ PËRSHKALLËZOJNË” SITUATEN

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, iu bashkua ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Kinës në një takim të premten me diplomatë të lartë nga Azia Juglindore, në një kohë kur fuqitë globale janë të përçara nga tensionet. Blinkeni tha në këtë samit se stërvitjet ushtarake të Kinës që synojnë Tajvanin, duke përfshirë raketat e lëshuara në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, janë “përshkallëzim i dukshëm” i situatës. Stërvitjet ushtarake të Kinës filluan pas vizitës në fillim të kësaj jave të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, e cila zemëroi Pekinin. “Kina ka zgjedhur të reagojë dhe të përdorë vizitën e Pelosit si një pretekst për të rritur aktivitetin provokues ushtarak në dhe rreth ngushticës së Tajvanit”, deklaroi Blinken në një konferencë për media në kryeqytetin kamboxhian. Blinken tha gjithashtu se SHBA-ja qëndron në “solidaritet të fortë” me Japoninë pas “veprimeve të rrezikshme që ka ndërmarrë Kina”.

SHARE