NË KUVEND ËSHTË DORËZUAR PROPOZIMI PËR MOSBESIMIN E QEVERISË

Klubet e deputetëve PDS, PSD-PL, SD, UDSH kanë dorëzuar sot në procedurë parlamentare Propozimin për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi. “Baza e arsyes së paraqitjes së propozimit është se rezultatet e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në aspektin e zbatimit të atyre prioriteteve të përcaktuara gjatë zgjedhjes së saj, që kanë të bëjnë me reformën e sistemit gjyqësor, forcimin e sistemit të sundimit të ligjit, intensifikimi i procesit të integrimit evropian, konsolidimi i politikës ekonomike në vend dhe riorganizimi i sistemit të kujdesit shëndetësor në kushtet e pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit”, thuhet në njoftim. Siç thonë ata, për shkak të sjelljes injorante të kryeministrit Dritan Abazoviq ndaj qëndrimeve të institucioneve më të rëndësishme shkencore në vend, si dhe ekspertëve të shquar dhe organizatave të shoqërisë civile, “dhe duke vënë në plan të parë marrëdhënien me Kishën Ortodokse Serbe, ku me veprimet e saj të papërgjegjshme çoi në ngritje të tensioneve në shoqëri dhe në humbje të pariparueshme të kohës së nevojshme për përmbushje cilësore të detyrimeve nga agjenda evropiane, kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin”. “Në përfundim të shpjegimit të propozimit, u konkludua se për të gjitha këto dhe për të mbrojtur interesat jetike shtetërore të Malit të Zi dhe për të ruajtur mundësinë që vendi ynë të ecë në rrugën e integrimit evropian, ishte e nevojshme që për Qeverinë e 43-të e Malit të Zi të dorëzohej iniciativë për mosbesimin”, theksojnë ata në deklaratë.

SHARE