STRUKTURË E RE NEGOCIATASH ME BE-në PËR DINAMIKË MË TË MIRË

Me qëllim të përmirësimit të dinamikës dhe cilësisë së reformave në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Qeveria në seancën e sotme miratoi një vendim të ri për krijimin e strukturës për negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, si dhe si ndryshime në vendimet për formimin e grupeve të punës për kapitujt e negociatave 23 – DREJTËSIA DHE TË DREJTAT THEMELORE dhe 24 – DREJTËSIA, LIRIA DHE SIGURIA, njoftoi Ministria e Çështjeve Evropiane. Siç u theksua, qëllimi i marrjes së një vendimi të ri për krijimin e strukturës për negociata është përshtatja me detyrimet nga procesi i integrimit evropian dhe shfuqizimi i organeve të caktuara nga struktura e mëparshme. Struktura e re do të përbëhet nga Kolegjiumi për Negociatat, Këshilli për Sundimin e Ligjit, Ekipi Negociator, grupet e punës negociuese dhe Ministria e Çështjeve Evropiane. “Këto organe do të jenë përgjegjëse për udhëheqjen e procesit të negociatave në nivel politik, profesional dhe teknik, duke respektuar cështjet ligjore të BE-së, si dhe metodologjinë e rishikuar të BE-së që grupon kapitujt e lidhur në të ashtuquajturat ‘grupe’,” theksuan ata në deklaratë.

SHARE