Kuvendi i Malit të Zi miratoi dje Projektligjin për aftësimin profesional të personave me arsim të lartë, të cilin e parashtruan deputetët e Socialdemokratëve, me të cilin do të rriten pagat për përfituesit e programit nga 266 në 450 euro, thuhet në deklaratë të SD. “ Pas zbatimit të programit Evropa tani, përfituesit e këtij programi, të rinjtë e diplomuar universitar, u gjendën në një pozitë krejtësisht të varur pasi, pavarësisht se paga minimale është 450 euro, ata kanë vazhduar të marrin kompensim prej vetëm 266 euro për tetë orë pune. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha mangësitë e këtij programi me të cilat synojmë të merremi në të ardhmen, jemi të vetëdijshëm se edhe kjo shumë prej 450 euro nuk është adekuate, por ky ishte një hap drejt përmirësimit të statusit të të diplomuarve dhe jemi të kënaqur që arritëm ta bëjmë atë hap. Me këtë rast, dëshirojmë të falënderojmë të gjithë kolegët tanë për mbështetjen unike për këtë propozim, që tregoi se ka tema rreth të cilave mund të bashkohemi të gjithë, pavarësisht dallimeve politike”, njofton SD. Ata pohojnë se të njëjtën e kanë propozuar një herë, por, siç thanë ata, propozimi më pas nuk ka marrë shumicën e votave për t’u futur në rendin e ditës të seancës së Kuvendit.