PREZANTOHET KONKURSI PËR PROJEKTE INOVATIVE

Konkursi për ndarjen e granteve për projekte të reja të Ministrisë së Shkencës, e cila hap fonde bashkëfinancimi në vlerë prej një milion euro për periudhën nga ky vit deri në vitin 2020, u prezantua sot në Dhomën e Tregtisë së Malit të Zi.

Siç kumtohet, sipas grantit të pranuar, bashkëfinancimi do të jetë 100 mijë euro dhe nëse këto fonde nuk do të kontraktohen brenda tenderit të parë, do të shpallet konkursi tjetër në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Qëllimi i Programit është të forcohet konkurrenca e kompanive malazeze që kanë një transportueshmëri të madhe për komercializimin dhe aplikimin e tregut, për të mbështetur transferimin e ideve inovative nga instituti i kërkimit shkencor në treg”, deklaroi gjatë prezantimit të projektit drejtoresha e sektorit për projekte të Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi, Tanja Radusinoviq.

Ajo theksoi se projekte inovative do të mbështeten në kuadër të prioriteteve tematike të krijuara nga Strategjia e Aktiviteteve Inovative, siç janë energjia, bujqësia dhe ushqimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe turizmi, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, mjekësia dhe shëndeti i njerëzve, materialet e reja, produktet dhe shërbimet.

Shefja e  Drejtorisë për Inovacione dhe Infrastrukturë, Marijeta Barjaktaroviq Llauzardi, tha se me konkurs financohen ekskluzivisht inovacionet teknologjike, por do të jenë të pranueshme edhe nëse një lloj inovacioni tjetër kontribuon në zhvillimin e teknologjisë.

SHARE