DO TË SHTREJTOHER ENERGJIA NË KOSOVË / OPOZITA KUNDËRSHTON PARALAJMÊRIMET E ZYRËS SË RREGULLATORIT TË ENERGJISË

Që nga muaji shkurt qytetarët e Kosovës i paguajnë faturat e energjisë elektrike për rreth 30% më shtrenjtë.  Megjithatë, këto fatura pritet të shtrenjtohen më shumë gjatë muajve të dimrit. Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë thonë që aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm, porse nuk përjashtohet rritja e sërishme e tarifave të energjisë elektrike. E pas një takimi që patën grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me ZRrE-në, thanë që e kundërshtojnë këtë rritje të çmimeve. Rritjen e çmimit të energjisë elektrike e kanë kundërshtuar edhe Partia Demokratike e Kosovës që pritet të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Supremes që i jep të drejtë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në vendimin e shkurtit për rritjen e tarifave. Aktualisht në Kosovë qytetarët që kalojnë bllokun e shpenzimit prej 800 kw për orë në muaj, paguajnë në tarifën e lartë 12.5 cent, ndërkohë të ultën 5.9 cent. 

SHARE