Chelsea është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror për futbollistë.
Londinezët pasi kanë marrë Raheem Sterling duan ta përforcojnë edhe më shumë repartin ofensivë të sulmit.
Sulmuesi francez Allan Saint-Maximin është lojtari i ri në listën e londinezëve për fazën sulmuese.
Thomas Tuchel e pëlqen shumë francezin i cili ka pasur një vit fantastik me Newcastlen, duke qenë ndër lojtarët më meritor për shpëtimin e ‘Laraskave’.
25-vjeçari shënoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime në 35 ndeshje zyrtare.
Chelsea ka pyetur rivalët anglezë për çmimin e sulmuesit anësorë dhe Newcastle po e vlerëson atë 48 milionë euro.
Në garë për anësorin këmbëshpejtë është edhe Tottenham Hotspur, por asnjëra nga skuadrat londineze nuk është gati ta paguaj shumën e kërkuar nga Newcastle.
Gjithsesi ‘Laraskat’ po mendojnë të nënshkruajnë me Memphis Depay në rast të largimit të francezit. /Telegrafi/