Qeveria do të formojë një komision që do të kontrollojë nëse Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi. Sipas informacioneve të sigurta të portalit RTMZ, kandidatë për anëtarë të këtij Komisioni do të jenë avokatët Velibor Markoviq, Andrej Bracanoviq, Bojan Bozhoviq, dekane e Fakultetit Juridik Aneta Spaiq, drejtoresha e Aksionit për të Drejtat e Njeriut Tea Gorjanc Preleviq dhe anëtarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Avokatëve Ana Stankoviq Mugosha. Ideja për formimin e Komisionit erdhi pas një bisede të fundit mes kryeministrit Dritan Abazoviq dhe presidentit Millo Gjukanoviq. Marrëveshja Themelore me KOS-në është miratuar në seancën e Qeverisë më 8 korrik nga shumica e anëtarëve. Siç mëson portali RTMZ, mbledhja e parë e Komisionit duhet të mbahet nesër.