KOSTOJA E RËNDË E VALËS SË TË NXEHTIT / EVROPA U PËRVËLUA, 500 VIKTIMA VETËM NË SPANJË

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se më shumë se 500 persona kishin humbur jetën gjatë valës 10 ditore të të nxehtit që mbërtheu vendin, ndërsa evropa po bën bilancin e temperaturave ekstreme që thyen cdo rekord. Protestuesit e ndryshimeve të klimës, thonë se moti përvëlues duhet të jetë një thirrje zgjimi për kontinentin. “Kjo nuk ka të bëjë me ideologjitë por me realitetin, me emergjencën e klimës nëpër të cilën planeti po kalon”, tha Sanchez. Duke folur para pemëve të shkrumbuara në rajonin verilindor të Zaragozës, Sanchez i kërkoi njerëzve të tregojnë kujdes maksimal. Ai citoi shifrat e autoriteteve shëndetësore, që vlerësojnë se numri i viktimave të të nxehtit është në rritje.

SHARE