Xherdan Shaqiri te Chicago Fire, një nga zhgënjimet e mëdha të MLS

Chicago Fire është një nga skuadrat më të këqija në MLS këtë sezon, pavarësisht se ka një nga lojtarët me fitime më të larta në kampionat.

Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili deri para korrikut 2022 dhe pas nënshkrimit të Lorenzo Insigne me Toronton, ishte ai që fitonte më shumë në MLS.

Sipas listës së pagave të publikuar nga MLS, ish-lojtari i Liverpool, Bayern, Lyon, do të fitojë 8.15 milionë dollarë në vit, duke qenë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, duke lënë pas edhe Bastian Shweinsteigerin.

Pavarësisht kësaj, lëndimet nuk e kanë lejuar të paraqitet siç pritej. Pas 23 ndeshjesh ai ka shënuar vetëm tre gola dhe ka dhënë dy asistime, shifra të dobëta për një sezon që është në gjysmë të rrugës.

Më i miri i dytë i Chicagos, por jashtë Top 50 të ligës

Sipas të dhënave të përpiluara nga faqja e Olocip, Shaqiri është lojtari i dytë më i mirë i skuadrës së drejtuar nga Ezra Hendrickson, pas mbrojtësit gjerman Rafael Czichos, i cili me vlerën 5.59 konsiderohet më i miri.

Nga ana e tij, shqiptari ka një rezultat 4.76, diçka që e vendos atë jashtë 50 top në MLS.

Aktualisht platforma e inteligjencës artificiale e vendos Shaqirin në vendin e 76.  Lista kryesohet nga argjentinasi Emmanuel ‘Bebelo’ Reynoso me vlerën 11.34. /Telegrafi/

SHARE