NË VJESHTË, ZBATIMI I PROJEKTIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT TË UJËRAVE TË ZEZA NË ULQIN

Realizimi i projektit për ujësjellësin dhe largimin e ujërave të zeza në Ulqin do të fillojë në vjeshtë dhe sot do të nënshkruhet kontrata në vlerë prej 20 milionë eurosh, njoftoi Qeveria e Malit të Zi. Siç njofton Qeveria, Abazoviq së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq dhe ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka pritën sot kryetarin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, si dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Abazoviq u shpreh i kënaqur me fillimin final të realizimit të këtij projekti, duke thënë se ky është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të dekadave të fundit në Ulqin. “Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit është baza e zhvillimit të çdo qyteti dhe pa këtë sistem të mirëorganizuar nuk ka zhvillim dhe investime të mëdha që priten në Ulqin”, tha kryeministri duke theksuar rëndësinë e projektit për kapitullin 27 të negociatave. Duke e njohur Abazoviqin me projektin e përmendur, Bajraktari tha se sot është një ditë e lumtur për Ulqinin.

SHARE