Fjalët e para të Dybalas si lojtar i Romës dhe numri i fanellës që do ta mbajë në shpinë

Roma ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Paulo Dybala si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar të verës, ndërsa tani është zbuluar edhe numri i fanellës që do ta mbajë veshur.

Roma ka konfirmuar sot (e mërkurë) transferimin e yllit argjentinas, i cili transferohet si lojtar i lirë në Olimpico, pasi 7 sezoneve të kaluara te Juventusi.

Futbollisti argjentinas ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin romak deri në 30 qershor të vitit 2025.Lexo po ashtu:Zyrtare: Paulo Dybala, lojtar i ri i Romës

Pas nënshkrimi të kontratës, Dybala ka zbuluar arsyet teksa ka dhënë edhe fjalët e para si lojtar i Romës.

“Ditët që më çuan në këtë nënshkrim ishin një ndërthurje e shumë emocioneve: vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se më donte mua, bëri ndryshimin”, ka thënë fillimisht Dybala.

“Po i bashkohem një ekipi në rritje, me një klub që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner si Jose Mourinho, me të cilin është një privilegj të punosh”.

“Si kundërshtar e admirova atmosferën e krijuar nga tifozët Giallorossi, mezi pres t’i përshëndes me fanellën e Romës”, përfundoi argjentinasi.

Dybala mbërriti në Itali në vitin 2012 te Palermo. Në vitin 2015 kaloi te Juventusi, klub me të cilin fitoi pesë herë kampionatin italian. Me 98 gola, Dybala është golashënuesi i gjashtë më i mirë argjentinas në historinë e Serie A.

Sulmuesi argjentinas do të veshë te Roma fanellën me numër 21 dhe jo atë me numër 10 që e ka mbajtur legjenda e klubit, Francesco Totti. /Telegrafi/

SHARE