BALLKANI PERËNDIMOR MERITON PROGRES DHE STABILITET

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Ramës, për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Shpresoj se të gjithë së shpejti do të takohemi së bashku në familjen e madhe të kombeve evropiane. Ballkani Perëndimor meriton vlera të reja, përparim dhe stabilitet,” shkroi Abazoviq në Twitter. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një lajm i shkëlqyer për rajonin dhe Evropën. Ai postoi në Twitter se hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap më afër familjes evropiane për Ballkanin Perëndimor. “Urime fqinjëve dhe miqve. Bashkimi Evropian është shtëpia jonë e sigurt ku do të respektohen dhe mbrohen të gjitha dallimet dhe veçoritë tona”, tha Gjukanoviq.

SHARE