Keni blerë verë për të kaluar një natë të mrekullueshme me shoqërinë apo familjen, mirëpo e keni njollosur këmishën apo qilimin dhe buzëqeshja të është shuar
Është e vështirë t’i thuash jo një gotë vere të kuqe, por ndonjëherë na ndodhin incidente të pakëndshme që nuk mund t’i evitojmë si p.sh derdhja e saj mbi veshje.
Këto truke ju ndihmojnë si t’i hiqni ato pa u sforcuar dhe mbi të gjitha pa patur frikë që njollat nuk do të zhduken, transmeton Telegrafi.
Qumështi
Zhyteni materialin e njollosur në qumësht për një orë dhe pasi ta hiqni pastrojeni me sapun.
Krip, ujë të vluar dhe uthull
Nëse veç keni kohë, provojeni këtë zgjidhje: futeni materialin në ujë të ftohët dhe mbulojeni me krip derisa materiali të merr ngjyrën rozë. Pastaj, hidhni ujë të vluar dhe lëreni materialin të qëndroj në uthull për një kohë.
Verë të bardh dhe sodë buke
Zhyteni materialin e njollosur në verë të bardh. Pastaj, hidhni sodë buke dhe ujë.
Krem për rrojë
Me një sasi të kremit për rrojë e pastroni njollën në material dhe e pastroni me ujë të nxehtë. Thuani lamtumirë njollës! /Telegrafi/