Kreu i fabrikës së BMW në SHBA bashkohet me Fisker për t’i ndihmuar në ngritjen e tyre

Departamenti i prodhimit global i Fisker është bërë me një shef të ri.

Ai është Alpay Uguz, i cili ishte pjesë e ekzekutivit të BMW për një kohë të gjatë dhe i cili e udhëhoqi prodhuesin bavarez të veturave drejt tregut kinez dhe që së fundmi ishte udhëheqës i fabrikës së BMW në Spartanburg të Karolinës Jugore.

Uguz morri detyrën para disa ditësh, dhe tani do t’i raportojë direkt te Henrik Fisker, i cili është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë.

Uguz nuk e pret një detyrë e lehtë, ajo e ngritjes së shkallës së prodhimit në 1 milion njësi për vit deri në vitin 2027.

Fisker Ocean fillon prodhimin e veturave në nëntor dhe i gjithë stoku i tyre për vitin tjetër veçse është shitur.

Zëvendës Presidenti i ri i Prodhimit Global do të fokusohet në teknika të reja dhe mbështetëse të prodhimit për të zvogëluar numrin e pjesëve të përfshira në këtë proces.

Siç duket të gjithë po i kushtojnë vëmendje qasjes Giga Casting të Tesla, raporton ArenaEV, përcjell Telegrafi.

Z. Uguz do të luajë një rol kyç në prodhimin e veturës së re elektrike në bashkëpunim me Foxconn – Pear, e cila do të ndërtohet në ish-fabrikën e General Motors Lordtown në Ohio.

Hapat e parë në këtë sipërmarrje të përbashkët do të ndihmojnë Foxconn-in që të gjej mënyrën më të mirë të prodhimit të veturës elektrike të ardhme të Fisker.

Foxconn është kompani e re në biznesin e automobilistikes dhe i duhet e gjithë ndihma e mundshme që mund ta marr për të prodhuar makinat e Fisker.

Edhe pse kontraktimi i parë për prodhim ka vendosur Fisker në një pozicion shumë më të mirë në krahasim me startup-ët e tjerë, ata veçse po mendojnë për ndërtimin e fabrikës së tyre.

Por për momentin Fisker po luajnë një lojë të sigurt, duke punësuar talentët më të mirë dhe duke kontraktuar prodhuesit më të mirë.

Kompania ende ka rezerva në para të gatshme prej afro 1 miliard eurove, dhe po përfiton më së shumti nga shkurtimet e fundit në staf nga Tesla dhe Rivian, duke punësuar staf me përvojë, të cilët janë shkarkuar nga rivalët e tyre.

Me prodhimin në horizont nga Fisker Ocean, dhe me porosit e para që veçse janë bërë për modelin e limituar One, kompania më në fund po futet drejt fazave të para të qarkullimit pozitiv të parave, dhe do të jetë mjaft interesante që të shihen shifrat aktuale në raportin e tre mujorit të ardhshëm.

Përderisa fabrika Magna Steyr i dërgon veturat me kohë dhe pa ndonjë problem madhor, Fisker do të shkojë drejt ujërave të qetë. /Telegrafi/

SHARE