VUKSANOVIQ STANKOVIQ: EGZISTON VULLNET PËR TË PËRFUNDUAR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT GJYQËSOR, GJYKATËS KUSHTETUESE DHE PLSH-së

Në parlament është mbajtur kolegjiumi i kryetares së Kuvendit të Malit të Zi. Temë e diskutimit ishte mënyra e punës në periudhën e ardhshme dhe arritja e shumicës së cilësuar për emërimet kyçe në gjyqësor. Në kolegjium muaren pjesë përfaqësues të të gjitha klubeve parlamentare. Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, mbas këtij takimi, u tha gazetarëve se ekziston vullneti i mirë i të gjithëve për të mbledhur dhe plotësuar çështjet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorit të Lartë të Shtetit. Ajo para gazetarëve në Kuvend ka thënë se është dakordimi i të gjithëve që ato procedura të përfundojnë. “Ajo që është shumë e rëndësishme është që Komisioni për Sistemin Politik i ka përfunduar procedurat dhe mbetet për t’u arritur një marrëveshje për zgjedhjen e avokatëve të dalluar për Këshillin Gjyqësor”, tha Vuksanoviq Stankoviq. Lidhur me zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ajo kujtoi se ka pasur tre konkurse dhe se një është ende në vazhdim. Ajo tha se procedura e përzgjedhjes së PLSH-së është pak më e gjatë sepse tre kandidatët e mbetur që kanë aplikuar në konkurs ende nuk janë dëgjuar.

SHARE