Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi. Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet, ndërsa turistët u larguan më herët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras. Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin. Sipas BBC zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin, megjithatë qeveria portugeze thotë se 659 njerëz kanë vdekur kryesisht të moshuar, nga të nxehtit gjatë javës së kaluar. Zjarret e Mijas në Spanjë janë jo shumë larg nga Málaga, një zonë e njohur turistike. Diku tjetër në Spanjë, zjarret kanë shpërthyer në provincat Castilla y León, Galicia dhe Extremadura. Në të gjithë Mesdhe, nga Maroku në perëndim deri në Kretë në lindje, mijëra zjarrfikës dhe shumë avionë me ujë janë në gatishmëri. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike. Shumë vende po përgatiten për një mot me temperatura shumë të larta, të cilat kana pasur shumë pasoja negative.