BORELL TAKOHET ME GJUKANOVIQ DHE KRIVOKAPIQ

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka takuar në rezidencën në Cetinë përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, i cili po viziton Malin e Zi, dhe e ka falënderuar për vizitën, e cila vjen në një kohë kur “këshillat e miqve dhe partnerët janë më të rëndësishëm se kurrë për vendin tonë”, është bërë e ditur nga Kabineti i Gjukanoviqit. Ai përshëndeti mbajtjen e Këshillit për Stabilizim Asociim në Mal të Zi, për herë të parë në vend kandidat për anëtarësim, të cilin, siç tha, e kuptojmë në mënyrën e duhur, “jo vetëm si vëmendje por edhe si nxitje që Mali i Zi të vazhdojë në rrugën e duhur”. Presidenti theksoi optimizmin e tij për vendimmarrjen në Kuvend që pritet nga ne nga partnerët tanë evropianë, duke besuar se pavarësisht këtij autogoli, mundësia për Malin e Zi mund të mbahet gjallë. Borell tha se është e nevojshme që të gjithë aktorët të fokusohen në agjendën evropiane dhe të mos e kthejnë vëmendjen në ndonjë çështje tjetër. Borell është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq, ku theksoi se liderët politikë në Mal të Zi duhet të vendosin një prioritet strategjik, që është përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe të mos lejojnë që ngjarje të tjera t’i devijojnë nga sipërmarrja më e rëndësishme. Borell theksoi se Mali i Zi është vendi më i përparuar. Ministri i Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq tha se prioritet është sundimi i ligjit dhe se kjo është shenjë e pjekurisë evropiane të çdo vendi, përfshirë edhe Malin e Zi. Ai potencoi se Mali i Zi ka punuar shumë për të arritur pozicionin në të cilin është në negociatat me BE-në.

SHARE