Trajneri Jeff Cavaliere ka renditur pesë ushqime në kanalin e tij në YouTube, për të cilat beson se janë të rëndësishme për t’i përfshirë në dietën tuaj, si për shëndetin e përgjithshëm ashtu edhe për rritjen e muskujve.
Boronica të freskëta
Cavaliere citon hulumtimet që tregojnë se konsumimi i rregullt i boronicave çon në një rritje të qelizave pararendëse të muskujve, si dhe në një reduktim të stresit oksidativ në muskuj.
“Shto faktin se ato janë gjithashtu të pasura me vitaminë C dhe kalium, si dhe janë një anti-inflamator i fuqishëm dhe nuk mund të gaboni duke përfshirë boronica në dietën tuaj”, pohon ai.Lexo po ashtu:Ushqimet që duhet t’i konsumoni më shpesh për shëndetin e veshkave
Perime kryqëzuese
Ngrënia e këtyre perime bën që glukorafanina të shpërbëhet në një ilaç të fuqishëm antioksidant dhe anti-inflamator të quajtur sulforafan. Cavaliere këshillon konsumimin e brokolit, lulelakrës, rrepës, lakërishtes, lakra jeshile, lakrës, rrepkës dhe uasabit.
Kungull, mango, patate dhe karotë
Kungulli, mango, patatja e ëmbël dhe karota, janë burim i karotenoideve që eliminojnë oksidimin që shkakton përkeqësimin e qelizave dhe plakjen e hershme.
“Kini kujdes sepse nëse hani shumë nga këto ushqime mund të merrni karotenemi. Kjo gjendje ndodh për shkak të rritjes së vitaminës A dhe bën që pëllëmbët dhe shputat të marrin një nuancë portokalli”, pohon Cavaliere.
Xhenxhefili
“Xhenxhefili është gjëja më e mirë që do t’ju ndihmojë të zvogëloni dhimbjen e muskujve pas një stërvitjeje të vështirë”.
“Edhe nëse nuk ngrini pesha, përfitimet anti-inflamatore të xhenxhefilit për të gjithë sistemin janë të pamohueshme”, thotë trajneri.Lexo po ashtu:Më në fund zbulohen “super ushqimet” që konsumojnë yjet e futbollit si, Ronaldo, Messi, Benzema e të tjerë
Proteinat pa yndyra
Cavaliere thotë se proteinat pa yndyrë nga pula dhe gjeldeti janë shumë të rëndësishme. Megjithatë, ai paralajmëron se nuk është e rëndësishme vetëm nëse i hani, por edhe si.
“Nëse e përgatisni pulën me agrume, mos shtoni salcë kremoze dhe ruani vlerën e vet proteinës”, shpjegon ai. /Telegrafi/