DUKAJ: KRENAR PËR TË KALUARËN E LAVDISHME QË NA LANË TË PARËT TANË

“Në emër të Ministrisë së Administratës Publike dhe në emrin tim, ju uroj të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, por edhe diasporës sonë, Ditën e Shtetit, 13 Korrikun. Jemi krenarë për të kaluarën e lavdishme që na lanë si trashëgimi të parët tanë,” tha ministri Marash Dukaj. “Ideja udhërrëfyese ka qenë gjithmonë – Mali i Zi është një komunitet i qytetarëve të barabartë të të gjitha përkatësive, feve, kombeve, gjuhëve dhe kulturave që janë gërshetuar në të për shekuj. “Në këtë ditë, dua t’ju kujtoj detyrën më të shenjtë të të gjithëve ne – ruajtjen e frymës së antifashizmit, tolerancës civile dhe harmonisë ndëretnike në Mal të Zi. I përjetshëm qoftë Mali i Zi”, ka shkruar Dukaj në urimin e tij. Përfaqësues të ministrive në Qeverinë e Malit të Zi dhe të partive politike uruan qytetarët për Festën Kombëtare duke u kujtuar atyre rëndësinë e datës që shënoi pavarësinë e Malit të Zi dhe luftën kundër fashizmit.

SHARE