Organizata Turistike e Ulqinit (OTU) njoftoi se të shtunën është nisur vala e parë e madhe e mysafirëve për në Rivierën e Ulqinit.“Ajo që kishim paralajmëruar se do të ndodhte gjatë festave të Bajramit, ndodhi. Në ditët në vijim kjo valë vetëm sa do të intensifikohet”, tha drejtori i OTU Gzim Hajdinaga. Ai shton se pret më shumë turistë në akomodime private, duke theksuar se vizitat në hotele janë shumë të mira këtë vit.