“SREBRENICA” BASHKON MAXHORANCËN E OPOZITËN NË PARLAMENT

Dje është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Në votim morën pjesë 113 deputetë, ku të gjithë votuan pro. Gjithashtu Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu. Draft-rezoluta e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste, u bazua në rezolutat e Parlamentit Evropian dhe vlerësimet e Komisionit Evropian mbi gjenocidin në Srebrenicë, akte këto që dënojnë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e autorëve dhe mbështetësve të tij. Krahas dënimit të mohimit të gjenocidit në Srebrenicës, rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, po ashtu, synon të dënojë retorikën politike që nxit urrejtjen ndëretnike duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet e tjera të luftës të kryera në luftërat e ish-Jugosllavisë. Gjenocidi në Srebrenicë i referohet vrasjes së 8,372 burrave dhe djemve civilë boshnjakë nga forcat serbe gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

SHARE